Lidhje

Përfundon takimi i nivelit të lartë Afrikë-Francë


Takimi i nivelit të lartë Afrikë-Francë përfundoi në Mali, ku presidenti francez, Zhak Shirak, paralajmëroi kundër prirjeve liberale në tregtinë ndërkombëtare.

Presidenti Shirak u tha dje gazetarëve se rregullat e liberalizuara të tregtisë mund të favorizojnë vendet e pasura në dëm të vendeve të varfëra, sidomos në fushën e bujqësisë.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë takohen këtë muaj për të vazhduar bisedimet mbi një traktat global. Por bisedimet katër vjeçare kanë ngecur kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth shkallës së subvencionimit për fermerë në disa vende.

Të shtunën, presidenti francez u bëri thirrje Afrikës dhe Evropës të punojnë së bashku për të asgjësuar rrjetet e imigrimit të paligjshëm që u japin mundësi afrikanëve të varfër të ikin në Evropë. Presidenti i Malit u pajtuar se udhëheqësit duhet të bëjnë më shumë për të zgjidhur problemin e largimit masiv të afrikanëve nga vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG