Lidhje

Uashington: Zhvillohet ceremonia e Çmimeve të Qendrës Kenedi


Këngëtari amerikan Tony Bennet po jetonte të ashtquajturën “Jetë të mirë”, që është gjithashtu edhe titulli i njërës prej këngëve të tij, kur ju dha çmimi më i lartë që i jepet një interpretuesi në art, për arritje të shkëlqyer në mbarë karrierën. Në në ceremoninë e përvitshme që u zhvillua mbrëmë në Qendrën Kulturore Kenedi në Washington, u nderuan me çmime 5 artistë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Xhorxh Bush, nënpresidenti Dik Çejni me bashkëshortet e tyre, mes një publiku të mbushur me yje të skenës, kinematografisë dhe televizionit.

Katër artistët e tjerë, veç Toni Benetit që u nderuan me çmimin prestigjios, ishin aktorët Robert Redford dhe Xhuli Heris, këngëtarja Tina Tërner dhe balerina Suzan Ferël.

Presidenti Bush i përshëndeti të pesë yjet e artit, për “vendosjen e një standarti të arritjeve të shkëlqyera në art, që admirohet nga e gjithë bota”. “Të gjithë ata, tha presidenti Bush, kanë fituar me punën e tyre një vend të veçantë në jetën kulturore të Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë ceremonisë, muzikantët, aktorët dhe balerina, fitues të çmimit, interpretuan pjesë nga veprat e tyre, mes tyre kënga e famshme “I left my heart in San Fransisko”-“Zemrën e kam në San Fransisko”, e cila e bëri këngëtarin Bennet të njohur më tepër se 40 vjet më parë.

Çmimet vjetore që jepen nga Qendra Xhon Kenedi e Arteve shihen si ekuivalenti i titullit të kalorsisë që jepet në Britani, apo titulli i Legjionti të Nderit që jep Franca.

XS
SM
MD
LG