Lidhje

Iran: Aksident ajror; rrëzohet një avion ushtarak transporti


Një aeroplan iranian transporti ushtarak me të paktën 94 veta në bord u përplas në një ndërtesë banimi në rrethinat e Teheranit. Agjencia iraniane e lajmeve njofton se të gjithë personat në bord humbën jetën së bashku me 25 veta në vendin e rrëzimit.

Zyrtarët iranianë thonë se aeroplani pati një problem teknik pak minuta pasi u nis për fluturim nga aeroporti i Teheranit dhe po përpiqej të kthehej në aeroport ndërsa u përplas me pallatin 10 katësh.

Në aeroplan ndodheshin gazetarë që po dërgoheshin për të mbuluar manovrat ushtarake në pjesën jugore të vendit.

XS
SM
MD
LG