Lidhje

Uashingtoni hedh poshtë kërkesën e Phenianit për heqjen e sanksioneve ekonomike


Shtetet e Bashkuara i hodhën poshtë kërkesat e Koresë së Veriut për heqjen e sanksioneve ekonomike si kusht për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe mbi programin e saj bërthamor.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut, Alexander Vershbow, tha se sanksionet do të hiqen vetëm kur Pheniani t’i japë fund veprimtarive të paligjshme. Ai e quajti qeverinë e Koresë së Veriut një regjim kriminal. Ambasadori i porsaemëruar e akuzoi Phenianin për veprimtari të paligjshme për pastrim parash dhe trafikim narkotikësh.

Dje në Washington, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Adam Ereli tha se sanksionet e vendosura në muajin tetor nuk kanë të bëjnë aspak me bisedimet për çështjen bërthamore. Por dje, Koreja e Veriut kërcënoi se do t’i bojkotjë bisedimet e planifikuara për në janar, në se Washingtoni nuk i heq ato që ai i quajti sanksione provokuese.

XS
SM
MD
LG