Lidhje

Qeveria e Shqipërisë bllokoi llogaritë bankare dhe pasuritë e Abdul Latif Salehut


Qeveria e Shqipërisë bllokoi llogaritë bankare dhe pasuritë e një personi që dyshohet si bashkëpunëtor i Osama bin Ladenit. Ministria shqiptare e Financave tha se Abdul Latif Saleh, i cili mban shtetësi jordaneze dhe shqiptare, ka përdorur disa emra.

Qeveria shqiptare e mori këtë masë pasi Kombet e Bashkuara e futën e emrin e zotit Saleh në listën e sanksioneve për mbështetje të terrorizmit. Edhe Departamenti amerikan i Thesarit mori masa në fillim të këtij viti për izolimin financiar të zotit Saleh, duke thënë se ai kishte themeluar një organizatë që përpiqej të destabilizonte Shqipërinë duke nxitur konflikt midis grupeve etnike të vendit. Sipas informacioneve më të fundit, ai ka jetuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG