Lidhje

Udhëtari që u qëllua për vdekje në avion nuk kishte eksplozivë


Një zyrtar amerikan thotë se udhëtari që u qëllua për vdekje nga marshallët amerikanë, kishte lënë të kuptohej se kishte një bombë, por në trupin e tij nuk janë gjetur lëndë plasëse.

Marshalli i aviacionit James Bauer u tha gazetarëve se udhëtari, një shtetas amerikan, po përgatitej të hynte në një avion në aeroportin ndërkombëtar të Miamit që do të shkonte për në qytetin Orlando po të Floridës.

Zoti Bauer tha se udhëtari kishte një çantë shpine, tha se kishte një bombë dhe filloi të largohej. Marshallët e urdhëruan të ndalej dhe hapën zjarr pasi ai nuk përfilli urdhrat e tyre. Udhëtari i vrarë u identifikua më pas si 44 vjeçari Rigoberto Alpizar.

Zoti Bauer tha se kjo ngjarje duket se është një incident i izoluar, pa ndonjë lidhje me ndonjë komplot terrorist.

Kjo është hera e parë që marshallë të avioacionit hapin zjarr kundër një udhëtari që kur programi i marshallëve ajrorë i zgjerua pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

XS
SM
MD
LG