Lidhje

Ante Gotovina pritet të ekstradohet në Hagë


Ministri i Brendshëm i Spanjës, Hose Antonia Alonso, tha se gjenerali kroat i dyshuar për krime lufte, Ante Gotovina, do të ekstradohet sa më shpejt të jetë e mundur në Gjykatën e Hagës. Minisitri nuk përmendi ndonjë afat, por zyrtarët e policisë thanë se pritet që ai të ekstradohet nesër.

Ante Gotovina u arrestua të mërkurën në ishujt Kanari. Ai është akuzuar nga Gjykata e Hagës në vitin 2001 për vrasjen e 150 banorëve civilë në një rajon nçn kontrollin e serbëve në Kroci në vitin 1995.

Arrestimi i tij ka bërë që të shtohet trysnia ndaj Serbisë për kapjen e dy të kërkuarve të tjerë kryesorë, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Ministri i jashtëm francez që ndodhet për vizitë në Beograd u bëri thirrje autoriteteve t’i arrestojnë dhe dorëzojnë dy të pandehurit.

XS
SM
MD
LG