Lidhje

Konferenca e OKB-së për klimën në përfundim të punimeve


Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimin e klimës hyri në ditën e fundit por marrëveshja për pakësimin e gazeve të dëmshëm duket ende larg.

Ish presidenti amerikan Bill Klinton do të flasë sot në një takim në Montreal të Kanadasë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare e Protokollit të Kiotos. Gjatë presidencës së tij, zoti Klinton e miratoi protokollin e Kiotos për pakësimin e gazeve të dëmshme.

Por administrata e presidentit Bush e kundërshton protokollin si tepër të kushtueshëm dhe thotë se ai përjashton padrejtësisht vendet në zhvillim si Kinën dhe Indinë. Ish-presidenti Klinton do të marrë pjesë si person jo-zyrtar.

Pavarësisht nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, delegatët thonë se ministrat e më shumë se 90 vendeve janë gati të arrijnë një marrëveshje për një plan negociatash për zgjatjen e marrëveshjes së Kjotos përtej vitit 2012, kur ajo skadon.

XS
SM
MD
LG