Lidhje

ElBaradei merr çmimin Nobel të Paqes


Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed El Baradei, i cili ndodhet në Norvegji për të marrë çmimin Nobel të Paqes, u bëri thirrje vendeve të botës, për të cilat dihet se kanë armë bërthamore, të luajnë rol udhëheqës në përpjekjet për çarmatimin bërthamor.

Zoti El Baradei tha dje në Oslo se të ashtuquajturat fuqi bërthamore duhet të udhëheqin duke dhënë shembull dhe të asgjësojnë armët e tyre bërthamore.

Zoti El Baradei tha se rreziku i pajisjes së një grupi terrorist me armë bërthamore mbetet real dhe se agjencia e OKB-së për energjinë atomike po luan rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përpjekjet për të ndaluar përhapjen e armëve të tilla.

Lidhur me programin bërthamor të Iranit, ai u bëri thirrje udhëheqësve evropianë t’i vazhdojnë bisedimet me Teheranin. Zoti El Baradei tha se përdorimi i forcës ushtarake kundër Republikës Islamike nuk do të ishte i dobishëm dhe paralajmëroi Iranin të përshpejtojë bashkëpunimin e tij para se ai të paraqesë raportin e tij të ardhshëm mbi programin bërthamor të Teheranit në muajin mars.

XS
SM
MD
LG