Lidhje

Ende nuk dihet fati i katër pengjeve perendimorë në Irak


Ende nuk ka informacione lidhur me fatin e katër pengjeve perëndimorë të mbajtur në Irak, që rrëmbyesit thanë se do t’i ekzekutonin sot.

Rrëmbyesit thonë se 4 veprimtarët e paqes do të ekzekutohen, po qe se irakianët që mbahen në burgjet irakiane dhe ato amerikane nuk lirohen. Ndërkohë, zyrtarë irakianë thonë se trupi i një personi tjetër të marrë peng u gjet sot në Tikrit. Kontraktuesi egjiptian, Ibrahim Sayed Hilali, ishte marrë peng dje.

Në një zhvillim tjetër, ushtria amerikane thotë se katër ushtarë u vranë sot në Bagdad. Një ushtar tjetër u vra dje si pasojë e një sulmi vetëvrasës kundër njësisë të tij në Bagdadin Perëndimor. Në këtë shpërthim u plagosën gjithashtu 11 ushtarë të tjerë dhe një civil irakian. Këto zhvillime dhune ndodhin më pak se një javë para votimeve për zgjedhjen e një parlamenti të përhershëm irakian.

XS
SM
MD
LG