Lidhje

Nigeri: 103 Nigeri: 103 vetë humbin jetën në një aksident ajror


Zyrtarët nigerianë thanë se 103 persona humbën jetën dje, kur një aeroplan udhëtarësh u rrëzua gjatë uljes në qytetin jugor Port Harkurt.

Një zëdhënës tha se vetëm 7 nga 110 personat që ishin në bord, arritën të shpëtojnë.

Anëtarë të familjeve në aeroport thanë se në bordin e avionit ishin të paktën 65 nxënës të shkollës së mesme që po ktheheshin në shtëpi për festat nga një shkollë jezuitësh në kryeqytetin Abuxha.

Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua në kushte të motit të keq dhe u përfshi nga flakët.

Katastrofa e djeshme ndodhi vetëm 7 javë pas rrëzimit të një avioni tjetër nigerian që shkaktoi vdekjen e 117 vetëve. Shkaku i rrëzimit nuk është ende i qartë. Presidenti Olusegun Obasenjo u zotua pas aksidentit se do të përmirësojë procedurat e sigurisë teknike dhe të mirëmbajtjes për të gjithë avionët e Nigerisë.

Ekspertë të aviacionit thonë se shumica e avionëve të shoqërive ajrore nigeriane është mbi 20 vjet e vjetër dhe se avionët janë blerë të përdorur.

XS
SM
MD
LG