Lidhje

Nigeri: 103 vetë humbin jetën në një aksident ajror


Një avion i shoqërisë ajrore të Nigerisë u rrëzua dje ndërkohë që po ulej gjatë motit të keq, duke shkaktuar vdekjen e 103 vetëve, përfshirë dhjetëra nxënës shkolle.

Zyrtarë të aviacionit thanë se vetëm 7 nga personat që ishin në bord shpëtuan.

Dëshmitarët thonë se avioni i tipit DC-9 u përfshi nga flakët kur u rrëzua në qytetin jugor Port Harkurt.

Të afërm të viktimave thanë se në bordin e avionit ishin të paktën 65 nxënës të shkollës së mesme që po ktheheshin në shtëpi për festat nga një shkollë jezuitësh.

Katastrofa e djeshme ndodhi vetëm 7 javë pas rrëzimit të një avioni tjetër nigerian që shkaktoi vdekjen e 117 vetëve. Shkaku i rrëzimit nuk është ende i qartë. Presidenti Olusegun Obasenjo u zotua pas aksidentit se do të përmirësojë procedurat e sigurisë teknike dhe të mirëmbajtjes për të gjithë avionët e Nigerisë.

Ekspertë të aviacionit thonë se shumica e avionëve të shoqërive ajrore nigeriane është mbi 20 vjet e vjetër dhe se avionët janë blerë të përdorur.

XS
SM
MD
LG