Lidhje

Nigeri: Gjenden kutitë e zeza të avionit që u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e 107 vetëve


Hetuesit në Nigeri thonë se kanë gjetur kutitë e zeza të avionit që u rrëzua të shtunën në qytetin Port Harkort, duke shkaktuar vdekjen e 107 vetëve.

Hetuesit thanë dje se kutitë e zeza do të analizohen për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të avionit ndërkohë që po përpiqej të ulej gjatë një stuhie.

71 nga viktimat ishin nxënës shkolle që po ktheheshin në shtëpi për pushimet me rastin e Krishtlindjeve nga një shkollë katolike në Abuxha.

Anëtarë të familjeve të viktimave janë dërguar nëpër morgë të spitaleve lokale për të identifikuar dhe marrë trupat.

Pas një aksidenti tjetër ajror në tetor që shkaktoi vdekjen e 117 vetëve, Presidenti nigerianë, Olusegun Obasanjo u zotua të përmirësojë procedurat e sigurisë teknike për të gjithë avionët e Nigerisë.

XS
SM
MD
LG