Lidhje

Irakianët me banim në SHBA votojnë sot për zgjedhjet parlamentare.


Irakianët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara po votojnë sot për zgjedhjet parlamentare. Organizatorët presin që dhjetra mijra irakianë të votojnë nga e marta deri të enjten në qendrat e votimit kudo në Shtetet e Bashkuara. Disa prej tyre kanë në plan të udhëtojnë mijra kilometra për të marrë pjesë në votime.

Qendrat e votimit janë vendosur në rajone që përfshijnë Uashingtonin, San Fransiskon, Çikagon dhe Nashvilin në shtetin Tenesi. Në Shtetet e Bashkuara vlerësohet të jetojnë rreth 240 mijë irakianë me të drejtë vote.

XS
SM
MD
LG