Lidhje

SHBA: Çmimet e naftës në vitin 2025 do të më të larta nga sa parashikohej


Një studim i ri i qeverisë amerikane vë në dukje se çmimet e naftës në vitin 2025 do të jenë më të larta nga sa mendohej më parë.

Studimi i Agjencisë për Informimin në fushën e Energjisë, i botuar dje, ve në dukje se çmimet e larta, pritet t’i nxisin konsumatorët të blejnë makina që shpenzojnë më pak karburant, si tipet hibride dhe ato me naftë dhe të blejnë më pak makina të mëdha.

Analistët po ashtu parashikojnë që çmimet e larta të naftës të ndikojnë në përdorimin e burimeve të tjera të energjisë si qymyrgurin dhe lëndët bërthamore. Studimi parashikon që Shtetet e Bashkaura do të ndërtojnë komplekse të reja bërthamore për herë të parë në disa dekada.

Po ashtu studimi parashikon shtimin e përdorimit të qymyrgurit si dhe shtimin e çlirimit të gazeve të dëmshëm në atmosferë.

XS
SM
MD
LG