Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon vrasjen e ligjvënësit libanez


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi vrasjen në Bejrut të ligjvënësit të njohur libanez dhe kritikut të ashpër të Sirisë, Gibran Tueni.

Në një deklaratë, këshilli shprehu shqetësim të thellë për sulmin, i fundit i një serie të tillësh, duke paralajmëruar se autorët do të mbajnë përgjegjësi.

Një organizatë e panjohur më parë mori përgjegjësinë për vdekjen e gazetarit dhe ligjvënësit të krishterë Gibran Tueni. Vërtetësia e deklaratës së grupit, ende nuk është provuar.

Këtu në Washington, Shtëpia e Bardhë e dënoi atë që quajti një akt terrorist, që kishte si synim ta vendoste Libanin nën kontrollin Sirian.

Sulmi ndodhi dje, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mori një raport ku paraqiteshin të dhëna të reja se zyrtarë të lartë sirianë mund të kenë qenë të përfshirë në vrasjen e ish- Kryeministrit Libanez Rafik Hariri. Siria ka mohuar vazhdimisht që të ketë pasur rol në vrasje.

XS
SM
MD
LG