Lidhje

Hong Kong: Përfundon dita e parë e takimit të Organizatës Botërore të Tregtisë


Të 149 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Tregëtisë filluan sot në Hong Kong takimin e rëndësishëm 6 ditor rreth subvencioneve bujqësore dhe çështjeve të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Pascal Lamy, e hapi takimin me një fjalim, megjithë thirrjet e protestuesve në sallë. Ai u tha delegatëve se nëse ata merrnin përsipër disa rreziqe, ende kishte shanse që konferenca të arrinte marrëveshje.

Bisedimet tregtare para takimit të Hong Kongut ishin bllokuar kryesisht për shkak të kërkesave të vendeve të varfëra që vendet e pasura t'ua lehtësojnë eksportimin e produkteve bujqësore, ndërkohë që vendet e pasura kërkojnë që ekonomitë në zhvillim të hapin tregjet e tyre për prodhimet industriale dhe shërbimet. Një korrespondent i Zërit të Amerikës në bisedime tha se procesi i arritjes së marrëveshjes pritet të jetë i ngadaltë dhe i vështirë dhe se negociatat mund të vazhdojnë pa pushim gjatë gjithë javës.

Protesta ndaj politikave të Organizatës Botërore të Tregtisë

Policia përdori spërkatës me lëndë paralizuese për të shpërndarë protestuesit rreth 500 metra larg qendrës së konferencave ku janë mbledhur delegatët e Organizatës Botërore të Tregtisë. Midis demonstruesve ka grupe që thonë se kjo organizatë po tregohet e padrejtë ndaj vendeve të varfëra sidomos ndaj fermerëve dhe peshkatarëve, të cilët mendojnë se rregullat tregtare të saj do të shkatërrojnë jetesën e tyre. Para kësaj, dhjetra fermerë jugkoreanë u hodhën në Gjirin Viktoria të Hong Kongut, i njohur për ndotjen e tij, për të dramatizuar protestën e tyre kundër Organizatës Botërore të Tregtisë. Demonstratat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë punimeve të

XS
SM
MD
LG