Lidhje

Vazhdojnë polemikat mbi nxjerrjen e identietit të agjentes së CIA-s


Komentatori politik amerikan, i cili bëri publik identitetin e një agjenteje të CIA-s, thotë se mendon që presidenti Bush e di nga e mësoi ai emrin e agjentes. Duke folur para një grupi kërkimor konservator, Robert Novak tha se gazetarët duhet t’i drejtojnë presidentit pyetje nëse ai duhet ta bëjë të njohur burimin e këtij informacioni.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha sot se nuk e di se në çfarë i bazon pretendimet e tij zoti Novak. Robert Novak shkroi një artikull në vitin 2003, në të cilin theksonte se dy burime të larta të administratës i kishin treguar se e shoqja e një kritiku të Shtëpisë së Bardhë ishte agjente e CIA-s, duke hedhur dyshim mbi informacionin e kritikut.

Këshilltari kryesor i nënpresidentit, Lewis Libby, ndeshet me akuza penale lidhur me këtë çështje, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Senatori demokrat Charles Shummer i dërgoi dje një letër presidentit Bush në të cilën i bënte thirrje të zbulonte identitetin e personit që nxori informacionin, nëse e di atë, duke thënë se ky veprim do të përputhej me dëshirën e presidentit për të eliminuar nxjerrjen e informatave të brendëshme në shtyp.

XS
SM
MD
LG