Lidhje

Greqi: Një grevë paralizon transportin urban


Një grevë ka paralizuar transportin urban në Greqi për të dytën ditë radhazi, ndërkohë që punonjësit protestuan rreth planeve të qeverisë për privatizimin. Largimi nga puna goditi rëndë sherbimin hekurudhor dhe detyroi agjencinë ajrore, Olympic Airlines, që të pezullonte shumë fluturime.

Dje, një grevë kombëtare bllokoi linjat ajrore, tragetet si dhe detyroi mbylljen e shkollave dhe bankave. Më shumë se pesë mijë protestues marshuan në Athinë duke kritikuar reformat e qeverisë. Ndërkohë që zhvillohej marshimi, policia thotë se një grup të rinjësh dogjën dy makina të boshatisura policie dhe u përleshën me gazetarët.

Qeveria po mundohet të shkurtojë shpenzimet shtetërote në përpjekje për të reduktuar defiçitin e vendit poshtë tre përqindëshit e të ardhurava nga prodhimet e brendshme sikurse kërkohet nga vendet që përdorin monedhën e njëjtësuar, Euro. Këtë vit defiçiti në Greqi ishte 4 presje 3 përqind.

XS
SM
MD
LG