Lidhje

Evropianët do të hetojnë rreth pretendimeve për veprimtari të paligjshme të CIA-s në rajon


Parlamenti evropian ka rënë dakord të hapë hetime lidhur me pretendimet se CIA ka përdorur vende evropiane për të transportuar dhe mbajtur në mënyrë sekrete të ndaluar nën dyshimet për veprimtari terroriste.

Ligjvënësit nxorën gjithashtu një rezolutë në të cilën shprehnin shqetësim të thellë lidhur me akuzat se CIA ka rrëmbyer në mënyrë të paligjshme dhe ka torturuar të dyshuar për terrorizëm.

Këshilli i Evropës po zhvillon aktualisht hetime lidhur me këto çështje. Në fillim të javës një senator zviceran tha se duket që ka prova se CIA ka rrëmbyer persona në Evropë dhe më pas i ka transferuar ata në mënyrë të paligjshme nga një vend në tjetrin.

Grupi i të drejtave tëë njeriut Amnesty International ka botuar të dhëna nga transporti ajror, që thotë se tregojnë se Britania ka lejuar avionë të CIA që transportonin të dyshuar terroristë të ndaleshin për furnizim me karburant në territor britanik. Qeveria britanike ka thënë se nuk ka të dhëna se CIA ka transportuar të dyshuar përmes aeroporteve të vendit të saj.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i diskutoi këto çështje javën e kaluar gjatë vizitës në Evropë, por nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi ekzistencën e burgjeve.

XS
SM
MD
LG