Lidhje

SHBA: miratohet ligji kundër torturave ndaj të ndaluarve


Grupe kryesore të të drejtave të njeriut përshëndetën presidentin Bush për ndryshimin e qëndrimit të tij rreth një ligji që do të ndalojë torturat.

Organizata Human Rights Watch, thotë se mbështetja e zotit Bush për ligjin që ndalon torturat ndaj kujtdo që ndalohet nga Shtetet e Bashkuara dërgon një mesazh të fuqishëm moral.

Edhe Organizata Amnesty International e mirëpriti vendimin e presidentit por shprehu keqardhje që vetë ligji ishte i nevojshëm të hartohej.

Dje presidenti Bush ra dakort me ligjvënës të rëndësishëm amerikanë mbi legjislacionin për të ndaluar trajtimet çnjerëzore dhe torturat, pa marrë parasysh se ku mbahen të dyshuarit.

Çështja tërhoqi vëmendje pas akuzave për abuzim nga ana e forcave amerikane në Irak dhe akuzave për tortura në vende të tjera.

Nënpresidenti Dick Cheney ishte përpjekur të grumbullonte mbështetje kundër ligjit të propozuar nga senatori John McCain, veteran i luftës në Vietnam dhe viktimë e torturave atje.

Presidenti Bush kishte kërcënuar t'i vinte veton projekt-ligjit. Megjithë përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë, si dhoma e përfaqësuesve edhe senati, që kontrollohen nga republikanët, e miratuan amendamentin.

XS
SM
MD
LG