Lidhje

Irak: Pjesëmarrja në votime e lartë nga të gjitha grupet etnike dhe fetare


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak uroi popullin irakian lidhur me zgjedhjet e djeshme për parlamentin e ri, duke thënë se pjesmarrja në votime duket se ishte e lartë midis të gjitha grupeve etnike dhe fetare. Përfaqësuesi i Posaçëm, Ashraf Kazi tha se komisioni zgjedhor i Irakut i organizoi votimet në bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe transparente. Ai shtoi se ka patur disa ankesa të cilat do të hetohen.

Ndërkohë, ushtaraku më i lartë amerikan në Irak, gjenerali George Casey, tha se në javët e ardhëshme do të bëjë rekomandime për nivelin e trupave amerikane atje. Ai u tha gazetarëve se për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidheshin me zgjedhjet, në Irak ka aktualisht rreth 150 mijë trupa amerikane. Por Gjenerali Casey tha se kjo shifër duhet të ulet në rreth 138 mijë deri në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG