Lidhje

Gjykata e Hagës zgjat ndalimin ndaj veprimtarive politike të ish kryeministrit të Kosovës, Haradinaj


Gjyjkata e Hagës zgjati ndalimin ndaj veprimtarive politike të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ndërkohë që ai është përkohësisht në gjendje të lirë.

Trupi i apelit i kësaj gjykata tha se ndalimi do të qëndrojë në fuqi deri kur ai të dëgjojë argumentat e palës akuzuese kundër një vendimi të mëparshëm që e lejonte zotin Haradinaj të merte pjesë në disa veprimtari politike në Kosovë.

Zoti Haradinaj u dorëzua në gjykatën e Hagës në mars të këtij viti, pas akuzave për krime lufte. Por ai ka ngulur këmbë se veprimet e tij kanë qënë në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjykata i dha atij liri të përkohshme në muajin maj.

XS
SM
MD
LG