Lidhje

Policia në Hong Kong përleshet me protestuesit në takimin e Organizatës Botërore të Tregëtisë


Policia në Hong Kong përdori gazin lotësjellës, shkopinjtë e gomave dhe ujin me presion për të mbajtur larg demonstruesit ndërsa delegacionet në bisedimet e Organizatës Botërore të Tregëtisë po takohen me dyer të mbyllura.

Protestuesit u përpoqën sot të thyenin barikadat metalike përreth ndërtesës dhe tentuan të ngrinin peshë një kamion policie që bllokonte rrugën. Po sot dhjetra protestues kërcyen portin Viktoria, për të dramatizuar zemërimin e tyre ndaj Organizatës Botërore të Tregëtisë. Gati 10 mijë aktivistë janë në Hong Kong për demonstrata kundër organizatës e cila përpiqet të vendosë politika tregëtare globale.

Ministrat e mbledhur në Hong Kong po shqyrtojnë një projekt-deklaratë ku propozohet një kufi kohor për t’i dhënë fund subvensioneve bujqësore – çështja kryesore që mban të bllokuar arrritjen e një marrëveshjeje. Një kopje e projekt-deklaratës së publikuar sot sugjeron eleminimin e subvencioneve deri në vitin 2013. Por nuk cakton një datë të saktë, që është një nga kërkesat kryesore të vendeve të varfëra.

Ministrat që po takohen qysh nga e marta kanë bërë pak përparim në arritjen e një konsensusi për një marrëveshje ndërkombëtare të tregëtisë. Bashkimi Evropian është fajësuar gjerësisht për bllokimin e marrëveshjes duke kundërshtuar të shkurtojë subvencionet bujqësore në nivelet e pranueshme nga organizata.

XS
SM
MD
LG