Lidhje

Bush: Prgrami i përgjimit është i qenësishëm për sigurinë kombëtare


Presidenti Bush konfirmoi se kishte autorizuar qeverinë të përgjojë pa miratimin e gjyqësorit persona të dyshuar si terroristë brenda Shteteve të Bashkuara, por kritikët në Kongres, disa nga Partia e tij republikane, e kanë vënë në pikëpyetje programin e përgjimit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radia, Presidenti Bush pranoi se kishte autorizuar Agjencinë e Sigurimit Kombëtar, e cila zakonisht vëzhgon komunikimet jashtë vendit, për të përgjuar bisedat telefonike dhe postën elektronike të qytetarëve amerikanë dhe të tjerëve pa leje të miratuara nga gjykatat.

Presidenti Bush tha se autorizimi i kësaj veprimtarie ishte i qenësishëm për sigurinë kombëtare.

Presidenti tha se udhëheqësit e Kongresit ishin të vetëdijshëm për programin. Ndërsa disa shprehën mbështetje, të tjerë e kanë kritikuar atë. Senatori republikan Arlen Spekter i Panislavanisë tha se programi nuk ishte i përshtatshëm. Senatori demokrat Russ Feingold i Uiskansënit e quajti programin të paligjshëm.

Presidenti Bush tha se do të vazhdojë ta autorizojë programin për sa kohë që vendi kërcënohet nga al-Kaida dhe grupet që kanë lidhje me të.

XS
SM
MD
LG