Lidhje

Bill dhe Melinda Gejts, Bono - marrin titullin "Njeriu i vitit" - nga revista Tajms


Revista Times bëri të ditur njeriun e vitit, duke e ndarë titullin e këtij viti mes themeluesit të Mikrosoftit Bill Gates dhe bashkeshortes së tij Melinda me këngëtarin irlandez të muzikës rok, Bono.

Të tre u nderuan për punën e tyre për të luftuar varfërinë. Bill dhe Melinda Gates, kanë krijuar një fondacion bamirës prej 29 miliardë dollarësh. Vetëm këtë vit at akanë dhuruar qindra miliona dollarë për të zgjidhur disa nga problemet më të rënda shëndetësore në botë.

Bono u bë i njohur si këngëtari kryesor i grupit U-2, por vitet e fundit ai ka qënë tepër aktiv për faljen e borxheve vendeve të varfëra dhe në luftën kundër sidës.

XS
SM
MD
LG