Lidhje

Irak: Ushtria amerikane liroi një numër ish-zyrtarësh të lartë të regjimit të Saddam Husseinit


Ushtria amerikane liroi një numër ish zyrtarësh të lartë të regjimit të Saddam Husseinit, përfshirë dy shkencëtarë të njohur me nofkat “Doktor Mikrobi” dhe “Zonja Antraks”. Një avokat irakian tha sot se Rihab Taha dhe Huda Mahdi Amash ishin midis 24 personave të liruar.

Ushtria amerikane tha se numri i ish zyrtarëve të lartë të arrestuar ishte 8. Zyrtarët thonë se të ndaluarit ishin liruar pasi një komisioni arriti në përfundimin se ata nuk përbënin më kërcënim.

Ndërkohë, të paktën 5 vetë u vranë sot në dy sulme të kryengritësve që kishin në shënjestër zyrtarë të lartë të policisë dhe të qeverisë në Bagdat. Ndërsa dje, një marins amerikan u vra në qytetin Ramadi.

Një grup ekstremist irakian publikoi në Internet një video që sipas tij tregon vrasjen e pengut amerikan Ronald Allen Schultz, i cili ishte rrëmbyer këtë muaj. Megjithatë, në video nuk duket fytyra e viktimës.//ad//

XS
SM
MD
LG