Lidhje

Afganistan: Parlamenti i ri bën betimin


Në Afganistan bëri betimin parlamenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas 30 vjetësh. Nënpresidenti Dick Cheney dhe bashkëshortja e tij ishin midis personaliteteve që morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Kabul.

Presidenti Hamid Karzai ftoi të betoheshin të 351 deputetët e rinj, duke thënë se prania e tyre provon se populli i Afganistanit është i bashkuar. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie me shqetësimin se kryengritësit talebanë mund të përpiqeshin ta pengonin atë. Sesioni i parlamentit u mbyll menjëherë pas përfundimit të ceremonisë.

Udhëheqës në Azi dhe në Evropë e përshëndetën parlamentin e ri të zgjedhur katër vjet pas rrëzimit me mbështetjen amerikane të grupit fondamentalist islamik Taleban.

Ndërkohë, zyrtarët afganë thanë se sot në mëngjes, gueriljet talebane vranë tre policë me një sulm kundër një poste kufitare në provincën lindore Kunar. //ad//

XS
SM
MD
LG