Lidhje

Presidenti Bush: Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën në Irak


Presidenti Bush thotë se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën në Irak dhe i bëri thirrje popullit amerikan, sipas fjalëve të tij, “që të mos heqë dorë nga lufta për liri”.

Në një fjalim drejtuar vendit që mbajti mbrëmë të transmetuar me televizion, Presidenti përshëndeti zgjedhjet e javës së kaluar në Irak për vendosjen e asaj që ai e cilësoi “demonkraci kushtetuese në zemër të Lindjes së Mesme”, por paralajmëroi se dhuna e kryengritësve mund të vazhdojë.

Zoti Bush pranoi se disa nga vendimet e tij kanë çuar në humbje të tmerrshme, duke patur parasysh 2 mijë e 100 trupat amerikane që janë vrarë në Irak që nga koha e ndërhyrjes atje në vitin 2003, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Por ai paralajmëroi se një tërheqje e shpejtë do të ishte “një veprim moskokëçarjeje dhe pandershmërie”. Presidenti gjithashtu goditi në fjalimin e mbrëmshëm demokratët e opozitës, duke e quajtur kritikën e tyre për mënyrën e trajtimit të luftës “disfatizëm” të pajustifikuar nga faktet.lk //

XS
SM
MD
LG