Lidhje

Publikohet raporti vjetor i organizatës "Freedom House"


Si në çdo fund viti, organizata Freedom House, me qendër në Shtetet e Bashkuara, publikoi vëzhgimin e saj mbi gjendjen e lirisë në botë gjatë vitit 2005. Raporti theskon se ka patur arritje në disa vende si në Ukrainë dhe Indonezi, ndërsa në Lindjen e Mesme ato ishin modeste.

Përsa i përket Shqipërisë, vëzhgimi konstaton se ajo vazhdon të mbetet një vend pjesërisht i lirë, pa ndonjë ndryshim nga vitet 2002, 2003 dhe 2004. Ajo renditet në vendet që janë demokraci elektorale dhe përsa u përket të drejtave politike, ajo është në të njëjtin nivel si Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, por më poshtë se Bullgaria dhe Rumania.

Raporti i organizatës Freedom House e klasifikon Kosovën si vend me status politik jo të lirë. Përsa u përket të drejtave politike në Kosovë, raporti konstaton se në krahasim me vitin 2004 ato shënuan rënie, ndërsa liritë civile mbetën në të njëjtin nivel. Kjo thuhet në raport, erdhi për shkak të bojkotimit nga komuniteti serb të zgjedhjeve parlamentare pas një rritjeje të dhunës etnike.

Në raport thuhet gjithashtu se liria e shprehjes në Kosovë është e kufizuar për shkak të mungesës së përgjithshme të sigurisë. Në Kosovë, sipas oragnizatës "Freedom House", mungon një sistem gjyqësor funksional ndërsa trafiku njerëzor është një problem i rëndë.//lk

XS
SM
MD
LG