Lidhje

Presidenti Bush u uron amerikanëve festat e fundvitit


Presidenti Bush u dërgoi sot amerikanëve urimet për festat e fundivitit: Krishtilindjen, Hanukah dhe Kuanxën.

Presidenti tha se “Krishtlindja është stina e shpresës dhe gëzimit, kur falënderojmë për gjërat që na rrethojnë”. Ai u bëri thirrje njerëzve të luten gjatë shërbimeve fetare të Krishtlindjes “për lirinë, drejtësinë dhe paqen në Tokë”.

Festa e hebrejve, Hanukah filllon këtë vit të dielën në perëndim të Diellit, dhe përkon këtë vit me ditën e Krishtlindjes. Presidenti uroi gjithashtu të gjithë ata që festojnë Hanukan, që njihet edhe si festivali i dritave, duke shtuar se kjo festë fetare është “simbol i shpresës që ndriçon mes errësirës”.

Ndërsa festa e Kwanza-s, fillon këtë vit më 26 dhjetor. Këtë ditë afrikano-amerikanët reflektojnë për trashëgiminë e tyre dhe vlerat tradicionale. Presidenti Bush u dërgoi urime të gjithëve atyre që festojnë Kuanxën, për të cilën ai u shpreh se “kontribuon në kulturën e qytetarisë dhe dhemshurisë.”// lk

XS
SM
MD
LG