Lidhje

Kryeministri Berisha shkon në Irak për të vizituar kontigjentin shqiptar


Kryeministri shqiptar Sali Berisha pritet të niset sot drejt Irakut ku do të vizitojë kontigjentin e trupave shqiptare pjesëtare të koalicionit ndërkombëtar ushtarak, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Fillimisht qeveria kishte vendosur që për arsye sigurie të njoftonte për këtë vizitë vetëm pas mbërritjes së kryeministrit në Irak, por zoti Berisha e bëri të ditur vetë vizitën e tij gjatë debateve të mbrëmshme në parlament.

Kohë më parë edhe Presidenti Alfred Moisiu dhe një grup përfaqësuesish të parlamentit kanë vizituar trupat shqiptare në Irak dhe Afganistan. Ushtarakët shqiptarë u vendosën në Irak menjëherë pas rënies së regjimit të Saddam Husseinit.

Një kompani prej 130 komandosh, trupat elitë të ushtrisë shqiptare, veprojnë në Mosul nën komandën amerikane për të garantuar sigurinë e aeroportit të këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG