Lidhje

Intensifikohen kritikat ndaj administratës së Presidentit Bush për programin e përgjimit


Vazhdojnë të intensifikohen kritikat ndaj administratës së Presidentit Bush për shkak të urdhërit për të përgjuar të dyshuar për terrorizëm pa leje nga gjykata.

Anëtarë republikanë dhe demokratë të Komisionit të Senatit për Zbulimin, bënë thirrje për hetime të menjëhershme për të shqyrtuar në se qeveria ka tejkaluar autoritetin e saj ligjor duke dhënë urdhër për përgjimet.

Nënpresidenti Dick Cheney e mbrojti programin duke thënë se ai është i bazuar në ligj dhe mbështet nga publiku. Zoti Çeni ndërpreru para kohe një vizitë në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme për t’u kthyer në Uashington ku mund t’i duhet të hedhë votën vendimtare në senat mbi një ligj për çështjet e sigurisë dhe buxhetin, përfshirë zgjatjen e mandatit të paketës ligjore anti terroriste të debatueshme, të njohur me emrin Akti Patriot. Sa herë votimi në senat përfundon në barazim, thirret nënpresidenti për të hedhur votën vendimtare.

Republikanët dhe demokratët kanë pikëpamje të kundërta për zgjatjen e mandatit të paketës ligjore që u miratua pas 11 shtatorit të vitit 2001 dhe skadon më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG