Lidhje

Diplomatët evropianë dhe zyrtarët iranianë do të rifillojnë bisedimet për programin bërthamor


Diplomatë nga Britania, Franca dhe Gjermania kanë në plan të takohen sot me zyrtarë iranianë, në përpjekje për të rifilluar bisedimet për programin bërthamor të këtij vendi.

Takimi në Vjenë, është i pari që nga muaji gusht, kur Irani rifilloi programin e pasurimit të uraniumit.

Diplomatët evropianë shpresojnë që takimi të hapë rrugën për fillimin e një raundi të ri negociatash në janar, për të bindur Iranin të heqë dorë nga programi bërthamor.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se synon të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.

Ndërkohë Bashkimi Evropian shprehu shqetësim dje rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Iran, duke thënë se gjendja në shumë aspekte është keqësuar gjatë viteve të fundit.

Bashkimi Evropian përmend dënimin me vdekje, kufizimet e lirisë së shprehjes dhe keqtrajtimin e pakicave etnike dhe fetare.

XS
SM
MD
LG