Lidhje

Nju Jork: Sindikatat kanë rënë dakord të nxisin anëtarët të kthehen në punë


Zyrtarët në Nju Jork thonë se shërbimi i transportit urban mund të rifillojë së shpejti, pas ndërprerjes tashmë tre-ditëshe të këtij transporti si rrjedhojë e një greve.

Një ndërmjetës në bisedimet ndërmjet zyrtarëve të transportit dhe drejtuesve të sindikatave tha se sindikatat kanë rënë dakord të nxisin anëtarët të tyre të kthehen në punë. Por ndërmjetësi tha se negociatat vazhdojnë, dhe shtoi se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Negociatat filluan pasi pasi drejtues të sindikatës u kërcënuan me burgim për shkeljen e ligjit shtetëror që ndalon grevat e punonjësve të sektorit publik.

Sindikata është ndëshkuar me 1 milion dollarë gjobë për çdo ditë që vazhdon greva. Greva ka paralizuar sistemin e metrosë së Nju Jorkut dhe lëvizjen e autobusëve urbanë, të cilat përdoren nga miliona vetë në ditë. Niveli i biznesit ka rënë ndjeshëm në dyqanet e famshme të qytetit, si dhe në restorante, muzeume dhe teatro.//lk

XS
SM
MD
LG