Lidhje

Shtyhet përsëri gjyqi i Sadam Huseinit


Gjyqi i ish-diktatorit irakian Sadam Husein është shtyrë deri më 24 janar, pas dy ditë dëshmish për një masakër të vitit 1982 në pjesën veriore të Irakut.

Gjykatësi ra dakord dje të ndërpresë procesin gjyqësor gjatë periudhës së peligrinazhit në Mekë.

Ish-udhëheqësi irakian akuzoi përsëri se ishte torturuar dhe abuzuar ndërkohë që mbahej nën arrest nga forcat amerikane, akuzë të cilën zyrtarët amerikanë e kanë mohuar. Një gjykatës irakian tha se Sadam Husein dhe shtatë të pandehur të tjerë nuk ishin ankuar asnjëherë pranë zyrtarëve për abuzim dhe as nuk kishin treguar shenja keqtrajtimi.

Gjykata dëgjoi dje edhe deponime nga tre dëshmitarë të cilët dhanë hollësi rreth torturimeve e ekzekutimeve dhe thanë se ishin dërguar të jetonin të internuar brenda vendit nëpër kampe në shkretëtirë.

Sadam Huseini dhe 7 të pandehurit e tjerë që po gjykohen së bashku me të, akuzohen se kanë urdhëruar torturimin dhe masakrimin e më shumë se 140 shiitëve në Duxhail në vitin 1982, pas një atentati të dështuar kundër ish presidentit irakian.

XS
SM
MD
LG