Lidhje

Azerbaixhan: Vazhdojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit


Autoritetet në Azerbaixhan thonë se defekti teknik ishte ndoshta shkaku i rrëzimit dje të një avioni të shoqërisë Azerbaixhan Airlines, megjithatë ata nuk eliminuan mundësinë e një akti terrorist.

Nën drejtori i shoqërisë ajrore, Ilham Amirov tha sot se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë gjatë hetimeve për shkakun e rrëzimit të aeroplanit të tipit Antonov An-140, që shkaktoi vdekjen e 23 personave në bord. Zyrtarët thanë se presin të mësojnë më shumë rreth përplasjes kur të gjenden kutitë e zeza.

Avioni u rrëzua në brigjet e Detit Kaspik, në afërsi të qytetit Nardaran, pak pas nisjes nga kryeqyteti Baku drejt qytetit Aktau. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev vizitoi vendin e rrëzimit të avionit sot.

XS
SM
MD
LG