Lidhje

Indonezi: forcat vihen në gadishmëri ndërkohë që të krishterët kremtojnë Krishtlindjet


Forcat e sigurimit janë vënë në gadishmëri në gjithë Indonezinë ndërkohë që të krishterët në këtë vend me popullsi kryesisht myslimane kremtojnë Krishtlindjet.

61 mijë forca të sigurimit janë dislokuar atje për të mbrojtur kishat dhe objektiva të tjera të sulmeve të mundshme terroriste. Vetëm në Xhakartë, zyrtarët thonë se do të jenë në shërbim 17 mijë forca të sigurimit.

Zyrtarët shqetësoheshin se grupi ekstremist islamik, Xhemah Islamijeh mund të shfrytëzojë periudhën e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për t’u hakmarrë për vrasjen nga Indonezia muajin e kaluar të ekspertit të bombave të këtij grupi.

Shpërthimet nëpër kisha natën e Krishtlindjeve në Indonezi pesë vjet më parë shkaktuan vdekjen e 19 vetëve. Zyrtarët dyshojnë se sulmet ishin kryer nga organizata Xhemah Islamijeh.

XS
SM
MD
LG