Lidhje

Qeveria izraelite njofton për zgjerim vendbanimesh në kundërshtim me planin ndërkombëtar të paqes


Ministria izraelite e Strehimit hapi një ankand ku të paraqiten projekte për ndërtimin e 228 njësive banimi në Bregun Perëndimor, pavarësisht nga kërkesa e planit ndërkombëtar të paqes për të ngrirë të gjitha zgjerimet e vendbanimeve.

Sipas ankandit të publikuar, plani ndërtimor parashikon ndërtimin e 150 njësive të reja në vendbanimin Beitar Illit, në të cilin banojnë besimtarë ultra-konservatorë hebrenj, si dhe 78 njësi të tjera në vendbanimin Efrat. Të dy vendbanimet janë vetëm disa kilometra larg Jeruzalemit Lindor, ku palestinezët shpresojnë të krijojnë kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Plani ndërkombëtar i paqes kërkon nga Izraeli të pezullojë të gjitha zgjerimet e vendbanimeve në territoret e pushtuara. Po në këtë plan i kërkohet Autoritetit Palestinez të vërë nën kontroll ekstremistët që sulmojnë izraelitët. //az//

XS
SM
MD
LG