Lidhje

Kroaci: Goditet një rrjet trafikantësh


Policia kroate njofton se ka arrestuar të paktën dy persona të cilët ishin pjesë e një rrjeti trafiku armësh që u shiste armë grupeve kriminale në Evropën Perëndimore.

Arrestimi ndodhi gjatë një aksioni të policisë në Zagreb. Policia gjithashtu gjeti armë dhe municione. Autoritetet thonë se ata gjetën automatikë Uzi, dhe karikatorë me fishekë në makinën që i përkiste njërit prej të arrestuarve. Policia identifikoi njërin prej të ndaluarve si shtetas të Bosnjë-Hercegovinës. Policia thotë se ata janë akoma në kërkim të të dyshuarve të tjerë. ***

XS
SM
MD
LG