Lidhje

Këshilltari ekonomik i presidentit rus jep dorëheqjen


Këshilltari ekonomik i Presidentit rus Vladimir Putin dha dorëhqjen duke thënë se vendi nuk është më i lirë politikisht.

Andrei Illarionov paraqiti dje dorëheqjen, të cilën Kremlini thotë se presidenti Putin e ka pranuar.

Agjencia e lajmeve Itar-Tass e citoi zotin Illarionov të thoshte se gjendja në Rusi ka ndryshuar rrënjësisht në gjashtë vitet e fundit. Ai thotë se vendi është shndërruar nga pjesërisht i lirë në aspak i lirë. Ai u ankua gjithashtu se ka hasur kufizime për të ngritur zërin.

Zoti Illarionov ka qenë një nga kritikët më të egër të qeverisë brenda Kremlinin. Ai e quajti marrjen nën kontroll dhe shpërbërjen e kompanisë së naftës Yukos një mashtrim masiv.

Zoti Putin ia kishte hequr disa nga kompetencat zotit Illarionov para disa muajsh, përfshirë atë si i dërguar në Grupin e Tetëshes.

XS
SM
MD
LG