Lidhje

Presidenti i Irakut vazhdon negociatat për formimin e një koalicioni qeveritar


Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani, u takua me udhëheqësin e një blloku të rëndësishëm politik shiit për diskutime rreth planeve për formimin e një koalicioni qeveritar.

Bisedimet e djeshme në Irakun verior ishin të fundit në një seri negociatash të kësaj jave midis udhëheqësve kurdë dhe shiitë. Zyrtarë nga të dyja palët thonë se ata kërkojnë që në këto negociata të përfshihen edhe udhëheqësit suni.

Por, udhëheqësit suni ka thënë se nuk pranojnë të zhvillojnë negociata derisa të trajtohet ankesat e tyre për mashtrim në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

Ndërkohë, një shpërthim vetvrasës shkaktoi dje vdekjen e katër policëve në Bagdad dhe një ushtar amerikan humbi jetën nga shtpërthimi i një bombe në anë të rrugës në kryeqytetin.

Persona të armatosur vërshuan në një shtëpi dhe vranë të paktën 11 anëtarë të një familjeje shiite.

Zyrtarët irakianë thonë se kanë pezulluar operacionet në rafinerinë më të madhe irakiane të naftës për shkak të kërcënimeve kundër punëtorëve.

Dhe Al-Kaida në Irak kërcënon në një videokasetë se do të vrasë pesë nëpunësit e ambasadës sudaneze, përfshirë një diplomat, nëse Hartumi nuk i pret lidhjet me qeverinë irakiane.

XS
SM
MD
LG