Lidhje

Tiranë: KKRT vendos pezullimin e punimeve në mbikalimin pranë Zogut të Zi


Këshilli Kombëtar i rregullimit të territorit, i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha vendosi sot të anullojë ndërtimin e mëtejshëm të mbikalimit të zogut të zi dhe të prishë punimet e kryera deri më tani.

Vendimi erdhi pas disa muajsh polemikash të ashpra mes ministrisë së transporteve dhe bashkisë së Tiranës të cilat kishin sjellë bllokimin e punimeve. Sipas një grupi ekspertësh të Këshillit të Rregullimit të territorit mbikalimi në një prej nyjeve më problematike të kryeqytetit nuk është I nevojshëm, pasi nuk vërtetohet të ketë pengesa në trafik, si dhe u konsiderua një projekt me rrezikshmëri të lartë.

Kryeministri kërkoi që policia ndërtimore të cojë për ndjekje penale edhe firmën ndërtuese dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në atë që ai e cilësoi një krim urbanistik duke u shprehur se projekti në cdo gërmë të tij pikon korrupsion.

Socialistët reaguan menjëherë duke deklaruar se kryeministri Berisha po vazhdon projektin e shkatërrimit të lënë në mes në vitin 1997, duke prishur jo vetëm ndërtimet po dhe shkatërruar institucionet.

XS
SM
MD
LG