Lidhje

Izraeli fajëson Xhihadin islamik për një shpërthim vetëvrasës


Zyrtarët izraelitë fajësuan grupin ekstremist palestinez, Xhihadi Islamik, për një shpërthim vetëvrasës që shkaktoi vdekjen e një ushtari izraelit dhe të dy palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Deri tani asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm, i cili shkaktoi edhe plagosjen e 9 vetëve në një pikë të përkohshme kontrolli. Por, Izraeli fajësoi grupin ekstremist, i cili kohët e fundit ka kryer sulme kundër Izraelit.

Zyrtarët izraelitë thonë se autori i shpëprthimit kishte në plan ta kryente sulmin brenda Izraelit, ku forcat e sigurimit janë vënë në gatishmëri të lartë për festimet me rastin e festivalit hebraik Hanukah.

Në pjesën jugore të Rripit të Gazës, forcat palestineze të sigurimit ngritën postblloqe në kuadër të operacionit të kërkimit për një punonjëse britanike të ndihmave dhe prindërit e saj, të cilët u rrëmbyen të merkurën. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e tyre.

XS
SM
MD
LG