Lidhje

Temperaturat e ulta shkaktojnë viktima në Evropë


Bora, shiu i ngrirë, erëra të forta dhe temperatura tejet të ulëta në Evropë po shkaktojnë vdekje dhe po bëjnë udhëtimin në kontinent shumë të vështirë. Deri tani janë njoftuar 25 vdekje.

Autoritetet thonë se shumica e viktimave janë të pastrehë që kanë vdekur nga moti i ftohtë dimëror. Aksidentet automobilistike në rrugët e ngrira kanë shkaktuar shumë aksidente dhe kanë bërë që disa autostrada të mbyllen. Rruga M-1 që lidh Budapestin me Vienën u mbyll sot pas një aksidenti mes disa makinave që shkaktoi vdekjen e një djali.

Në Sllovaki, autostrada Bratisllavë-Tërnavë u mbyll pasi një aksident 40 makinash la të vrarë një person dhe plagosi 20 të tjerë. Stuhia ka ndërprerë linjat hekurudhore, rrugore dhe të transportit ajror në të gjithë rajonin. Mungesa energjie elektrike u njoftuan në Austri dhe Suedi.

Njerëzit që presin Vitin e Ri në të gjithë Evropën janë paraljmëruar të marrin masa për t’u mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit.

XS
SM
MD
LG