Lidhje

Udhëheqësit evropian urojnë Vitin e Ri


Presidenti rus Vladimir Putin uroi sot vendin me rastin e Vitit të Ri duke përshëndetur arritjet ekonomike gjatë vitit të fundit por shprehu shqetësim për inflacionin.

Udhëheqësi rus tha se prodhimi i përgjithshëm i brendshëm u rrit me 6 presje 4 përqind, rreth gjysmë përqini më shumë se sa parashikimi. Ai vuri po ashtui në dukje shtimin e investimeve dhe rritjen e të ardhurave reale për popullsinë si dhe uljen e papunësisë. Por ai theksoi se inflacioni në shifrat 11 përqind, është dy përqind më i lartë se sa parashikimi.

Në Londër Kryeministri britanik Tony Bler, paralajmëroi për nevojën për të zgjidhur problemet me të cilat ndeshet vendi. Ai tha se britanikët, duhet të marrin disa vendime të vështira për të ruajtur paqen e begatinë, por edhe për të ruajtur vendosmërinë e vendit në luftën kundër terrorizmit.

Kancelarja e re e Gjermanisë, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëve të tregohen aktivë për nxjerrjen e vendit nga vështirësitë ekonomike. Ajo u zotua se qeveria e saj do të synojë të stabilizojë buxhetin, përmirësojë sistemin e taksave dhe të hapë më shumë vende pune.

XS
SM
MD
LG