Lidhje

OKB: ballafaqimi fatal në Kairo është tragjedi e pajustifikueshme


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se ballafaqimi fatal në Kairo midis policisë egjiptiane dhe refugjatëve sudanezë ishte një tragjedi e pajustifikueshme.

Në një deklaratë të nxjerrë dje, zoti Anan shprehu pakënaqësi të madhe që gjendja nuk ishte zgjidhur në mënyrë paqesore.

Të paktën 20 refugjatë sudanez u vranë dje, kur mijëra forca të policisë së posaçme rrethuan kampin dhe përdorën pompa uji kundër refugjatëve.

Ministria e Brendshme e Egjiptit thotë se vdekjet ishin shkaktuar nga vërshimi i refugjatëve, por gazetarët në vendin e ngjarjes thonë se forcat policore përdorën shkopinj kundër refugjatëve, përfshirë gra e fëmijë.

Zyrtarët të OKB-së thonë se rreth 2 mijë e 500 refugjatë sudanezë vazhdojnë demonstratat që nga 29 shtatori, duke kërkuar që të sistemohen në një vend tjetër.

XS
SM
MD
LG