Lidhje

Sudani do të mbyll ambasadën e tij në Bagdad


Sudani njoftoi se po mbyll ambasadën e tij në Bagdad në përpjekje për të siguruar lirimin e 5 pengjeve sudanezë, përfshirë një nga diplomatët e tij të lartë në Irak.

Ministria e Jashtme sudaneze e bëri këtë njoftom dje. Al-Kaida në Irak kishte thënë se sudanezët që u rrëmbyen në Irak javën e kaluar, do të vriten nëse Hartumi nuk mbyll misionin diplomatik.

Në Washington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se i takon Sudanit të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëjë për sa u përket pengjeve. Mirëpo, ai theksoi se Washingtoni ndjek politikën e mosgjunjëzimit para kërkesave të rrëmbyesve.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan në Irak tha se kryengritja është dobësuar që nga zgjedhjet parlamentare të këtij muaji. Gjeneralmajori Uiliam Uebster tha se numri i sulmeve të suksesshme ka rënë në 10 për qind, nga rreth 30 për qind që ishte një vit më parë.

XS
SM
MD
LG