Lidhje

Shpërthimi në Indonezi lë 8 të vrarë dhe 48 të plagosur


Policia në Indonezi thotë se nga shpërthimi i një bombe në provincën Sulavesi, u vranë 8 vetë dhe u plagosën mbi 48 të tjerë.

Sipas autoriteteve shpërthimi ndodhi sot herët në një zonë tregëtare në qytetin Palu. Policia thotë se bomba shpërtheu në zonën e krishterë të qytetit, por shton se është ende herë të thuhet në se shpërthimi ka lidhje me dhunën sektare që ka përfshirë këtë rajon të Indonezisë.

Në tetor persona të paidentifikuar vranë tre vajza të reja të besimit të krishterë në këtë provincë. Në nëntor, në një incident tjetër me motive fetare, u plagosën rëndë dy vajza, një myslimane dhe një e krishterë.

XS
SM
MD
LG