Lidhje

Lirohet diplomati gjerman dhe familja e tij që mbaheshin peng në Jemen


Ministria e Jashtme Gjermane konfirmoi lirimin e një zyrtari gjerman dhe familjes së tij që ishin marrë peng në Jemen.

Ish zëvendës ministri i jashtëm Jurgen Chrobog, gruaja dhe tre fëmijët u liruan sot. Zoti Chrobog ka shërbyer edhe si ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara. Ai u morr peng para disa ditësh nga një klan fisnor në lindje të Jemenit.

Rrëmbyesit, që kanë marrë edhe më parë pengje për të kërkuar lëshime nga qeveria, kërkonin këtë herë lirimin nga burgu të disa anëtarëve të fisit të tyre.

XS
SM
MD
LG